Egnatia qëndron në Superiore, mposht në finale ekipin e Korabit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Egnatia siguron mbijetesën në Superiore pasi ka mposhtur në finalen e “play out” ekipin e Korabit me rezultatin e pastër 2-0. Ka mjaftuar nga një gol në çdo pjesë për ekipin rrogozhinas që të vazhdojë kështu aventurën në Superiore edhe për edicionin e ardhshëm.

Ndeshja nisi mirë për Egnatian që gjeti edhe golin e avantazhin në minutën e 16-të. Ishte Delarge që gjeti rrugën e rrjetës dhe prishi ekuilibrat e takimit. Një gol që i dha disi edhe qetësinë Egnatias, ndërsa në kampin tjetër nisi tensioni. Të dyja ekipet provojnë të ndryshojnë rezultatin gjatë pjesës së parë, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Egnatia që gjen edhe golin e qetësisë në minutën e 80 me Jackson Laurentino. Ky i fundit realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit pas një ndërhyrje të gabuar në zonë në dëm të Ademit.

Nuk mungoi edhe tensioni në këtë sfidë, por në fund ishte Egnatia që buzëqeshi duke siguruar mbijetesën në Superiore. Ekipi i Korabit nga ana tjetër, do të luajë sërish në Kategorinë e Parë, ndërsa do të provojë sërish sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

You may also like