Efekti Kosovë? Vuçiç, vendim për ushtrinë serbe – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë vendim për rritjen e numrit të njësive speciale në Ushtrinë Serbe, dhe ky njoftim vjen në kontekst të rritjes së tensioneve në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë ka afat deri më 31 dhjetor 2024 për të shtuar 5000 ushtarë të tjerë në forcat speciale të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Vuçiç në deklaratat e mëparshme ka paralajmëruar një pagë mbi 2000 euro dhe se kjo nuk do të ishte rritja e vetme e numrit të ushtarëve, transmeton 24sedam.

Kujtojmë se situata në Kosovë ende nuk është ideale. Tensionet mes Vuçiçit dhe Kurtit janë në nivele të larta. Pikërisht për këtë është shqetësuese kjo rritje e numrit të ushtarëve në Serbi, komentojnë disa media rajonale. /tesheshi.com/

You may also like