Edward Joseph: Bullgaria po sillet sikur Rusia, po e ruan “status quo”-në që i përshtatet Putinit

by admin
Spread the love




Shteti bullgar po krahasohet me Rusinë. Vlerësimin e ka thënë  Edward Joseph, ligjërues në unversitetin amerikan “Johns Hopkins”. Ai ka thënë se Bullgaria po shfrytëzon fuqinë e saj si një vend anëtar i BE-së për të thënë se Maqedonia e Veriut është një krijim artificial jugosllav. Sipas analistit amerikan, aktualisht Putini nuk fiton në Ballkan vetëm nëse ka luftë të re por fiton me këtë ‘status quo’, të cilën është duke e ruajtur Bullgaria.

“Ajo që mund të theksoj është fakti se njerëzit në Bullgari, të cilët dihet se kanë afinitete shumë të forta pro-ruse, si dhe presidenti Rumen Radev dhe ish-kryeministri Boyko Borissov, kanë një prirje të fortë ruse. Kjo është е para. Çështja e dytë është se ekspertët bullgarë nga Bullgaria më thonë se ka shumë korrupsion. Shumë para të korruptuara ruse në Bullgari dhe ne e dimë se kjo është një metodë standarde operimi”, deklaroi Joseph, për Evropa e Lirë. /SHENJA/  

 


You may also like