Edi Reja pranë stolit të skuadrës së Serisë A, ka në dispozicion 5 ndeshje dhe 19 minuta për ta shpëtuar nga rënia

by admin
Spread the love

Edi Reja është shumë pranë një kthimi të bujshëm në drejtim në Serinë A. Trajneri i cili drejtoi Shqipërinë në vitet 2019-2022, mungonte në Serinë A që nga viti 2016, kur ulej për herë të fundit në stolin e Atalantës.

Tashmë për të është hapur mundësia e drejtimit të Udinezes, e cila ka shkarkuar trajnerin Gabriele Ccofi. Drejtuesit e klubit kanë menduar për shumë emra trajnerësh për javët e fundit të sezonit, ku bardhezinjtë rrezikojnë rënien pasi gjenden në vendin e 17-të pas 4 ndeshjesh ku kanë regjistruar 3 humbje e një barazim.

Sipas mediave italiane, klubi ka kontaktuar Rejan, i cili është gati të marrë drejtimin e skuadrës bashkë me ish-kapitenin Xhampiero Pinci në rolin e asistentit të tij. Reja do të drejtojë skuadrën për 5 ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit si dhe 19 minutat që mbeten nga ndeshja e ndërprerë ndaj Romës për shkak të situatës shëndetësore të Evan N’Dika.

Sigurisht, objektivi mbetet vetëm ai i mbijetesës për trajnerin 78-vjeccar i cili ndonëse është nga krahina e Friulit, nuk ka drejtuar asnjëherë më parë në karrierën e tij skuadrën e Udinezes.

PANORAMASPORT.AL

You may also like