Edi Rama zbulon detaje nga marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën: Ju tregoj arsyen pse nuk folëm për mediat

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën duke treguar arsyen përse nuk folën për mediat.

Sipas Ramës, ishte kërkesa e Bashës sepse i kishte kërkuar që të mos qeshë jashtë. Ndërsa fillimin e replikës e nisi me ironi duke thënë se doli të merrte një qetësues.

Rama: Për sqarim, dola jashtë të marr një qetësues se po dridheshin gjunjët nga muzika e gramafonit. Lulzim, bëre një gabim të vogël kur the që kur jemi takuar bashkë, më shikoje në bebe të syrit. Se si e realizoje këtë kur isha unë me sytë përtokë, kjo është vetia e nxënësit të mirë. Këto detaje nuk jepen, por më detyron… Unë dje kur u çova fola vetëm për buxhetin dhe ta kam thënë, mos më ço tjetër kund se nuk ia del dot me mua. Rri tek kjo pjesë. Do të flasim për buxhetin, për TVSH, për fermerët, oligarkët e PPP?

Jam në dispozicion. Por kur thua të gjithë ato që thua, me eksperiencën, moshën, dëshira që rriten me kohën për të mos qenë ai që kam qenë, prap ai jam. Kur them mbaja sytë përtokë mu kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen. Sepse më thoje më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalësh jashtë.

Më the nuk e duroj dot humorin tënd. Nëse do të dalësh të thuash gjë tjetër, këtu më ke. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritetin, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që nuk ka lidhje fare me vulgaritetin, ka lidhje me mënyrën e komunikimit me njerëzit realë, unë njoh shumë për shkak të detyrës dhe duhet të ketë një arsye që kur vjen puna tek vota, nuk është masakër zgjedhore.

You may also like