Edhe sot temperatura ekstreme deri 42 gradë

by admin
Spread the love

Edhe sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me temperatura të larta ekstreme dhe me diell me rreze të larta UV.

Sipas sinoptikëve, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 34 deri në 42 gradë. UV do të jetë në nivelin 10.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe shumë i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë.

You may also like