“Edhe sikur të ndërrojë jetë para meje, nuk do e falja kurrë”, rrëfimi përlotës i Kamilës për të atin

by admin
Spread the love

Kamila, një nga konkurrentet e programit për të rinj, “Përputhen” ka rrëfyer se babai i saj e ka braktisur që në moshë të vogël. Në puntatën e ditës së sotme, ajo ka treguar mes lotësh historinë e saj shumë të vështirë, duke prekur edhe konkurrentët e tjerë në program.

Ajo ka rrëfyer e përlotur se nuk e njeh babain e saj, teksa e ka parë vetëm në foto. Kamila tregoi se nuk e ka takuar të atin kurrë dhe as nuk e di vendndodhjen e tij, ndërsa deklaroi se nuk do ta falte kurrë për këtë gjë, edhe sikur ai të vdiste para saj.

Nuk dua t’ia di, edhe sikur të dojë të më telefonojë nuk dua t’ia di. E di që mami është lënduar dhe është përpjekur të na rrisë duke na plotësuar të gjitha gjërat. E njoh prej fotove nuk është se e kam parë ndonjëherë. Nuk do e pranoja dot, as të më kërkonte falje.

Edhe sikur të vdesë para meje nuk do ta falja kurrë. Do doja të kisha një baba shembullor si shoqet e mia”– tregoi Kamila mes lotësh në programin “Përputhen”.

You may also like