edhe SHBA e do Asosacionin në Kosovë – Shqip

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e quajti të suksesshme vizitën e tij në Kosovë pas përmbylljes së saj së bashku me të emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas Escboar, të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut.

“Ne nuk jemi pjesë e dialogut nuk jemi pjesë e negociatave, por siç tha z.Lajçak ne besojmë që të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen.

Megjithatë ne nuk kemi ardhur këtu me ndonjë propozim se çfarë duam të imponojmë; ne po u kërkojmë të dyja palëve të tregohen konstruktive dhe të na tregojnë vizionet e tyre sesi duhet të duket Asocioacioni dhe të vazhdojmë nga aty brenda kornizës së dialogut”, tha Escobar.

Escobar në një konferencë për media tha se kanë pasur takime të suksesshme me udhëheqësit kyç të Kosovës.

“Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira.

Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë”, tha Escobar.

Ai më tej tha se administrata e SHBA-ve e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Nga ana tjetër, Lajçak këmbënguli në zbatimin e Asocacionit, e cila është e përfshirë në marrëveshjet e nënshkruara më parë në Dialog.

“Ne e theksojmë se nuk duam një republikë të dytë në Kosovë dhe duhet që të bien dakord për atë që janë dakordësuar në Bruksel dhe gjithashtu duhet të bëjnë shumë më shumë. Asocacioni është një prej tyre.

Këshilla ime është se nuk duhet të frikësohen, duhet të kenë vetëbesim dhe në këtë proces janë partnerë të barabartë. Nuk ka arsye të frikësohemi nga një proces që po drejtohet njëlloj me Serbinë.

Bashkimi Evropian  dëshiron ta bëjë të qartë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se çfarë marrëdhëniesh duan të kenë. Dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës por me negocimin e marrëveshjes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha diplomati europian. /tesheshi.com/

You may also like