Edhe pse ndodhet në Amerikë, Rama e nis ditën me foto piktoreske nga Vermoshi

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Amerikë, por ditën ai e ka nisur me pamje nga Vermoshi, ku në fotot e publikuara nga kreu i qeverisë, shihen foto piktoreske ku gjithçka është e mbuluar nga dëbora.

E teksa poston këto foto, Rama shkruan se Vermoshi dëborën e ka si të “shtëpisë” dhe u uron shqiptarëve një të dielë të këndshme.

MIRËMËNGJES dhe me Vermoshin që dëborën e ka “si të shpisë”, ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që Kryeministri ndodhet në SHBA prej disa ditësh, ku po zhvillon edhe disa takime.

You may also like