Edhe një paralele në gjuhën shqipe në SH.M ”Jovçe Tesliçkov” në Veles – Shqip

by admin
Spread the love

SHAQIRI: E DREJTA PËR MËSIM NË GJUHËN AMTARE DHE BASHKËJETESA TË JENË KRYEFJALA E SECILIT PJESËMARRËS NË SHOQËRI

Pas zgjidhjes se problemit të 16 nxënësve shqiptar të Velesit, të cilët së bashku me prindërit e tyre për disa ditë me radhë protestuan dhe qëndruan në oborrin e Gjimnazit “Koço Racin” për të kërkuar të drejtën e tyre të shkollimit në gjuhën shqipe në paralelet e këtij gjimnazi në Veles. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në një postim në Facebook të premten bëri të ditur se ka dhënë pëlqimin për funksionimin e paraleles së tretë në gjuhën shqipe në SHMK Ekonomike “Jovçe Tesliçkov” në Veles.

”Po e përmbylli javën e punës edhe me një lajm të bukur për Velesin. Sot dhashë pëlqimin për funksionimin e paraleles në gjuhën shqipe në SHMK Jovçe Tesliçkov në Veles. Në atë paralele mësimin do ta ndjekin nxënësit të cilët kanë zgjedhur drejtimin ekonomik në këtë shkollë.  T’ju rikujtojmë që kohë më parë një paralele në gjuhën shqipe u hap edhe në SHMK “Koço Racin” gjithashtu në Veles drejtimi gjimnaz I përgjithshëm.  Jeta multietnike, e drejta për mësim në gjuhën amtare dhe bashkëjetesa patjetër të jenë kryefjala e secilit pjesëmarrës në shoqëri që do të jetë shembull për gjeneratat e ardhshme.  Ju uroj suksese nxënësve, me shpresë që do na dëshmojnë se ia vlen përpjekja për t’u siguruar mësimin në gjuhën amtare dhe se prej tyre do të presim të bëhen ekonomist profesionist” – tha Jeton Shaqiri.

Ndryshe në Komunë të Velesit dhe Çashkës, nxënës të cilët përfundojnë arsimin fillor janë mbi 100, ndërsa deri tani nga këto mbi 100 vetëm 34 janë regjistruar në paralelen shqipe në gjimnazin Koço Racin në Veles, tjerët ose janë regjistruar në gjuhen maqedonase ose kanë vazhduar shkollimin e mesëm në qytete tjera të vendit. Nga viti i parë deri në të katërt në Gjimnazin Koço Racin në Veles mësojnë mbi 80 nxënës shqiptar të cilët në mungesë të kuadrit shqiptar, shumicën e lendeve i ndjekin në gjuhen maqedonase. /KlanMacedonia/

You may also like