Edhe La Liga kundër Juventusit: Të ketë sanksione të menjëhershme sportive

by admin
Spread the love

Nuk ka paqe për Juventusin edhe pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të bordit drejtues. Këtë herë “Zonja e Vjetër” është sulmuar drejtpërdrejtë nga La Liga e cila ka kërkuar që bardhezinjtë të kenë sanksione në mënyrë të menjëhershme.

Kryesia e kampionatit spanjoll me anë të një postimi në faqen zyrtare kërkon që për Juventusin të ketë sanksione sportive. Një kërkesë kjo që shkon në një linjë me ankesën që vetë La Liga ka bërë në muajin prill 2022 për Juventusin pas kontrolleve të bëra në zyrë nga Guardia di Finanza.

Kërkesa e La Ligas lidhet me parregullsitë që Juventusi ka bërë për plusvalencat duke thyer kështu rregullat e “Fair Play Financiar”. “Si pjesë e fushatës së saj për të promovuar futbollin financiarisht të qëndrueshëm në Evropë, LaLiga vazhdon të ndjekë ankesat kundër Juventusit dhe kërkon që të zbatohen sanksione të menjëhershme sportive ndaj klubit nga autoritetet përkatëse”, shkruhej ndër të tjera në postimin e La Ligas. /oversport.tv

Foto: juventus.com

You may also like