Edhe Calhanoglu si Lukaku, një dëmtim do të mbajë turkun 3 javë larg fushave

by admin
Spread the love

Pas fitores kundër Viktoria Plzen në Champions, Interi ka filluar përgatitjet për ndeshjen kundër Udineses në kampionat. Por për këtë takim tekniku Simone Inzaghi duhet të bëjë pa ndihmën e Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk u detyrua që të mbyllë para kohe stërvitjen e të enjtes për shkak të një problemi muskulor.

“Hakan Calhanoglu kreu gjatë ditës së sotme vizita në klinikën Humanitas, ku u evidentua një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Gjendja e tij do të shikohet sërish gjatë javës së ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër.

Bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që pësoi edhe Romelu Lukaku. Një shqetësim muskulor që mund të mbajë turkun jashtë fushës së blertë për rreth 3 javë. / Oversport.tv

You may also like