Edhe Albërije Hadërgjonaj thumbon Ronela Hajatin

by admin
Spread the love

Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Eurovisionit. Performanca e saj pati mbështetje të madhe nga publiku, por jo nga juritë profesioniste.

Së fundmi, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj e ka thumbuar publikisht. Ajo ka publikuar në Instastory një video të Rona Nishliut në skenën e madhe të Eurovisionit në vitin 2012.

Rona përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Suus” dhe shënoi arritjen më të madhe të vendit tonë në Eurovision ndër vite, duke u rradhitur e pesta në tabelën përfundimtare.

“Me këtë nuk qeshi Europa po na zbardhi faqen”, ka shkruar Albërija si thumb ndaj Ronelës.


You may also like