E zyrtarizon vetë Balaj, tregon ku do të luajë sezonin e ardhshëm

by admin
Spread the love

Bekim Balaj ka ndryshuar ekip, por do të vazhdojë në Ligën e dytë turke. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka zbuluar edhe ekipin e ri.

Ai do të transferohet tek Ankara Keçiörengücü. Në postimin e tij në Instagram, Bekim Balaj u shpreh se është i gatshëm për këtë aventurë të re, ndërsa falenderoi vëllain e tij dhe Endri Muçmatën që bërën të mundur këtë transferim.

Kjo do të jetë aventura e tij e dytë në Ligën e Parë turke për Bekim Balaj. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Boluspor. Tashmë Balaj do të jetë pjesë ekipi së bashku me Jurgen Bardhin dhe Uerdi Mara. /oversport.tv

You may also like