E zbulon Arian Çani: Këto janë dy kërcënimet për Sali Berishën

by admin
Spread the love

Arian Çani ka deklaruar në MCN TV se ish-kryeministri Sali Berisha kërcënohet vetëm nga mosha dhe SPAK-u, duke shtuar se amerikanët nuk mund ta shpallin një parti organizatë terroriste.

“Berisha sot kërcënohet vetëm nga mosha e tij. Në moshë të thyer gjithçka mund të ndodhë, larg qoftë. Berisha politikan kërcënohet vetëm nga amerikanët. Përfshij SPAK-un brenda, drejtësinë. Ende amerikanët s’e kanë marrë vendimin që Berisha do dalë para drejtësisë. Nëse nuk ndodhin këto jo Basha, por as Zoti s’e ndalon dot. Berisha mund të kthehet në PD, nëse Basha braktiset nga njerëzit e tij. Por unë nuk mendoj që amerikanët, sado që janë superfuqi, nuk mund të shpallin organizatë terroriste një parti politike. Mund të mos kontaktojnë me kryetarin, por në momentin që bëhet e fuqishme kontaktojnë me nr2., psh. me Belind Këlliçin. Edhe kur ka luftëra me armë gjithmonë ka një kanal komunikimi”, tha Çani.

You may also like