E vlerësoj, është e zgjuar

by admin
Spread the love

Gjatë një diskutimi të fortë të ndodhur gjatë spektaklit të së martës në “Big Brother VIP” mes Armaldos dhe Zhaklinës, kjo e fundit iu drejtua Maestros me fjalët “Foli grave që ke në shtëpi kështu”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Maestro, paçka se nuk reagoi. E së fundmi, ka reaguar edhe bashkëshortja e Armaldos, Aida

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale të Armaldos shumë mesazhe nga ndjekësit, që kërkojnë që ajo të reagojë në lidhje me deklaratën e Zhaklinës. E kështu ka ndodhur së fundmi, me Aidën që ka vendosur të reagojë për këtë deklaratë të Zhakut.

Përmes postimit të publikuar në rrjete sociale, Aida shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje. “Unë personalisht kam vlerësim për Zhaklinën. Madje mendoj qe eshte aq e zgjuar saqe nese e mendon qe ka bere gabim me krahasimin dhe me perfshirjen e

familjareve,eshte aq me karakter sa te kerkoje

falje.

Shume veprime, sjellje, reagime vijne aty nga presioni i lojes por dhe nga presioni juaj. Ne rastin e primet Maestro tha qe nese do gjendej vajza e tij do ndjehej keq dhe i ka kerkuar shume here falje Kiares gjate ketyre diteve,shto faktin qe vajza e tij eshte minorene dhe mire do ishte mos te perfshihej. Populli eshte opinionisti i trete.

Pra po reagojme shume dhe per ju mos te ofendoni,mos te mallkoni me komente,me mesazhe. Per reagimin me opinionistet e emisionit mund te reagojme dhe privatisht dhe te mirekuptohemi me njeri-tjetrin”- shkruan bashkëshortja e Armaldos.

You may also like