E vëzhgon që nga vera, Bayern gati për bisedimet me agjentin e Kane

by admin
Spread the love

Bayern Munich po sheh gjithmonë e më shumë drejtë verës, aty ku pritet që bavarezët të ndërhyjnë në merkato për të përforcuar skuadrën me një sulmues i cili premton gola dhe që mund të mbajë peshën e këtij reparti.

Që pas largimit të Lewandowskit në drejtim të Barcelona-s, bavarezët kanë insistuar në gjetjen e një sulmuesi tipik dhe nga vera e kaluar përflitet gjithmonë e më shumë për një transferim të Harry Kane.

Anglezi ka pasur një karrierë shumë të pasur, sa i përket numrave personal, por ka hasur vështirësi për të prekur dhe fituar trofe dhe tani 29-vjeçari kërkon një ambient tjetër, aty ku mund të gjejë atë çfarë i ka munguar në karrierë, trofetë.

Në Londër, te Tottenham ai është një idhull i padiskutueshëm dhe jo vetëm, pasi ai ka një status lideri edhe te përfaqësuesja angleze, ndërsa “Spurs” presin merkaton për të kuptuar çfarë do të ndodhë, kjo për faktin se Kane do të futet në vitin e fundit të kontratës.

Së fundmi, mediet gjermane kanë konfirmuar se drejtuesit kanë nisur nga puna për të filluar së shpejti bisedimet me agjentin e lojtarit fillimisht e më pas me drejtuesit londinezë./ Shqip


Top Channel

You may also like