E veshur me flamurin kuqezi, tifozja e veçantë ka një parashikim për rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe – Shqip

by admin
Spread the love

Tifozja e veçantë e Kombëtares, Miranda ka ardhur sërish nga Brukseli për të ndjekur Shqipërinë në sfidën me Ishujt Faroe që do të mbahet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

E veshur e gjitha me flamurin shqiptar, Miranda ka edhe një parashikim për rezultatin e ndeshjes së sotme, 4-0 në favor të Kombëtares Shqiptare.

 

Maksi Rama: Si po të duket atmosfera sonte?

Miranda: Atmosfera sonte duket shumë e zjarrtë, sonte vetëm festë është. Kam ardhur në Shqipëri 2-3 ditë më përpara. Kështu që jam mirë, ditën e ndeshjes jam rehat.

Maksi Rama: Na shuaj kureshtjen për diçka, do ta ndjekësh Kombëtaren Shqiptare edhe në Gjermani besoj?

Miranda: Po, patjetër. Tani që është kualifikuar, patjetër që do të shkoj në Gjermani.

Maksi Rama: Si mendon se do të jetë rezultati sonte?

Miranda: Mendoj se 3 ose 4 me 0. Sot jemi vetëm për të festuar.

Maksi Rama: Kush t’i stilon veshjet?

Miranda: Unë e kam pasur idenë për të berë veshje speciale për 28 Nëntorin, por më kanë ndihmuar dhe mami dhe babi.

Gjithçka do ta ndiqni në TV Klan si çdo herë pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura./tvklan.al

You may also like