E vërteta e një vrasjeje shqiptare, në dorën e një serbeje – Shqip

by admin
Spread the love

Një prokurore me kombësi serbe do jetë ajo e cila do hetojë vrasjen e bujshme të Liridona Ademajt në Kosovës.

Ajo është Javorka Perlinçeviç nga Shtërpca, aty ku jeton një komunitet serb përgjithësishi i integruar dhe në paqe me shqiptarët, mes Prizrenit dhe Ferizajt. Perlinçeviç do zëvëndësojë Besa Limanin, prokuroren e nisjes së hetimit për rastin e Lidridonës së ndjerë, cila del në pension së shpejti.

Më herët, Perlinçeviç ka hetuar një vdekje në mbikalimin e Prishtinës, ardhur si pasojë e një grindjeje edhe fizike mes dy personash.

Kështu, si për ironi, ngjarjen më të nxehtë dhe me plot pikëpyetje për oponionin kosovar, e merr në dorë për të zbardhur të vërtetën një shtetase serbe. /tesheshi.com/

 

 

You may also like