“E urreja CR7”, rrëfimi në 360 ° i Dybalës: Numri 10 te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë! Mbreti është Mou

by admin
Spread the love

Paulo Dybala mund të konsiderohet si goditja më e madhe e Romës këto vitet e fundit në merkato.

Argjentinasi është përshtatur më së miri me verdhekuqtë dhe me golat vendimtare, por edhe përulësinë për fanellën kryeqytetase, është shndërruar menjëherë në idhullin e ri të Romës. Në një intervistë të fundit për DAZN, “La Joya” rrëfehet në 360 gradë rreth aventurës së tij me Romën. Nga raporti me trajnerin Jose Mourinho, te biseda në avion me Cristiano Ronaldo dhe deri tek mundësia që në vijim të trashëgojë fanellën me numër 10 që në të kaluarën është djersitur nga legjenda Francesco Totti.

Pritja e romanistëve- “Njerëzit këtu janë shumë të ngrohtë dhe kjo është diçka e pabesueshme. E kam ndjerë këtë nga dita e parë që shkela në Romë, të dëgjosh himnin e Romës para ndeshjeve është unike. Për mua është si të gjendesh para një vepre arti”.

Festimi “Dybala Mask”- “Historia e “Dybala Mask” lidhet edhe me Colosseon. Kur isha fëmijë shihja shumë filma në lidhje me qytetin e Romës, gladiatorët etj… E kam parë më shumë se 20 herë filmin “Gladiatori” dhe pas një momenti të vështirë në karrierën time duhej të rikthehesha, mendova menjëherë këtë festim që lidhet me gladiatorët. Njerëzve iu pëlqeu menjëherë dhe unë vijoj ta përdor”.

Zgjedhja e Romës- “Kur më telefonoi drejtori, Thiago Pinto dhe më tregoi për mundësinë e transferimit, në mendjen time erdhën menjëherë filmat rreth Romës, maska e gladiatorit dhe nuk u mendova dy herë”.

Pasioni për shahun- “Shahu më ndihmon shumë në lidhje me përqëndrimin dhe mendjen time. Kam luajtur që fëmijë me babain tim dhe sa më shumë luaja, aq më e vështirë bëhej për atë. Derisa në fund edhe unë nisa të fitoja”.

Abraham dhe CR7- “Abraham është një lojtar i ri, por me shumë eksperiencë. Ka fituar Champions League dhe në vitin e kaluar shënoi shumë gola me peshë për Romën. Ne të dy mund të bëjmë edhe më mirë së bashku, por jemi ende duke u njohur dhe shpresoj të bëjmë maksimumin në ndeshjet e fundit të sezonit. Duam t’i dhurojmë Romës golat që nevojiten për t’u kualifikuar në Champions.


Top Channel

You may also like