E trishtë! 22-vjeçarja u zhduk pas masakrës së festivalit, nëna e saj: Thjesht dua të kthehet

by admin
Spread the love

Një 22-vjeçare irlandeze-izraelite është në mesin e të zhdukurve pasi persona të armatosur të Hamasit sulmuan festivalin Supernova pranë kufirit të Gazës në një tërbim vrastar, duke lënë të vdekur afro 300 njerëz.

Në një intervistë, Jennifer Damti tha se vajza e saj, Kim, i kishte telefonuar menjëherë pas fillimit të sulmit.

“Kim nuk e kuptoi se kishte shtatë apo tetë furgona Toyota plot me terroristë dhe ata qëlluan kudo”, tha ajo.

 “Ata thjesht i qëlluan, i therën si rosa, dhe kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse dua që bota ta dënojë këtë sjellje”, shton ajo.

“Nuk mund të flej. Gjithçka për të cilën mund të mendoj është se ku është, nëse vuan, nëse është ende gjallë. Unë thjesht dua që të kthehet”, tregon nëna e saj.

Taoisearch irlandez (kryeministri) Leo Varadkar tha se qeveria ishte në dijeni të rastit dhe zyrtarët konsullorë ishin në kontakt me familjen.


Top Channel

You may also like