E shtuna në Oversport dhe Tibo: Besa-Dinamo, Serie A dhe duelet “Manchester Fight Night”

by admin
Spread the love

E shtuna do të sjellë një numër të madh eventesh sportive në Oversport dhe Tibo. Një nga sfidat më interesantë të kësaj jave në Katagorinë e Parë, përballja mes Besës dhe Dinamos do të vijë live për shikuesit në orën 13:00 në Oversport. Dy skuadrat me histori dhe traditë në futbollin shqiptar kanë nisur shumë mirë sezonin dhe pretendojnë rikthimin në elitë. Një përballje direkte mes dy rivalësh, një sfidë me aromë Superioreje do të mund ta ndiqni vetëm në Oversport dhe Tibo.

Kampionati skocez luan javën e 16-të dhe në Oversport mund të ndiqni sfidën St.Mirren-Rangers.

Serie A, kampionati më i dashur për të gjithë shqiptarët, do të sjellë ditën e sotme në ekranin e Oversport dhe Tibo 3 sfida interesante. Kryesuesit e Napolit kërkojnë të mbyllin në mënyrën më të mirë këtë vit të shkëlqyer, duke synuar fitoren e radhës përballë Udineses. Sampdoria sfidon Leccen në një takim ku pikët vlejnë shumë, ndërsa në mbrëmje luhet derbi Bologna-Sassuolo.

Pas natës magjike të boksit shqiptar në 25 gusht, ku boksieri shqiptar Florian Marku fitoi titullin kampion në “WBC Silver Interim Welter” në arenën gjigante në stadiumin “Air Albania”, Oversport dhe Tibo sjellin për shikuesit një tjetër mbrëmje të madhe boksi.

Superduelet e “Manchester Fight Night” do të mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo prej orës 18:30. Natasha Jonas vs Marie-Eve Dicaire dhe Dalton Smith vs Kaisee Benjamin janë dy përballjet më të rëndësishme të mbrëmjes, por nuk do të mungojnë edhe yje të tjerë të boksit britanik si Frazer Clarke apo Bradley Rea.

Mos humbisni një të shtunë plot emocione dhe adrenalinë në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

 

You may also like