“E përpilojnë listën e zezë”, tha Pendarovski për ekipin hetues amerikan

by admin
Spread the love




Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka deklaruar sot se ekipi amerikan që ka viztuar vendin ka ardhur këtu për të krijuar më pas “listën e zezë” të SHBA-së.
Megjithatë ai tha se nëse mendojnë politikanët që janë përgjegjës apo dikush tjetër, që ata do t’ua kryejnë punën, atëherë do të gënjehemi.
“Edhe pas hutësisë së madhe rreth atij ekipi, ai nuk është ekip hetimor, ata persona nuk janë juristë, ata nuk kanë pasur kontakte as me prokurorë as me gjykatës as me politikanë, janë diplomatë nga Departamenti i Shtetit. Kanë ardhur edhe më herët, do të vijnë edhe në të ardhmen.
Ata mbledhin informacione në lidhje me atë se çfarë po ndodh gjyqësor dhe më pas në mënyrë autonome, të pavarur nga ne, e krijojnë të ashtuquajturën listë e zezë, ose lista e personave dhe entiteteve nën sanksione”, tha Pendarovski.


You may also like