E para, nuk është e pastër… – Shqip

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit, David Beckham ka zbuluar detaje interesante për marrëdhënien e tij me Victoria Beckham në një intervistë për “The Overlap”. Beckham ndau zakonet që nuk duron dot tek bashkëshortja dhe anasjelltas.

“Victorias nuk i pëlqen kur pastroj fytin (kollitje). Nuk e kam bërë në fakt në 15 vitet e fundit”, tregoi ish-ylli i Realit. Kurse gjëja që Beckham nuk pëlqen tek Victoria është: “Unë jam më i pastër, ajo nuk është”.

David zbuloi gjithashtu se stilistja nuk ndikon në veshjet e tij.

“Të jem i sinqertë njerëzit gjithmonë kanë menduar që Victoria ka një influencë të madhe të çfarë vesh unë, stilin që unë zgjedh, tatuazhet apo rrobat që vesh. Por unë i kam marrë vetë vendimet e çfarë do vesh gjatë gjithë kohës. Unë thjeshë e doja modën dhe më pëlqente të veshja gjëra të ndryshme”.

You may also like