E papritura në galeritë e errëta të Trepçës – Shqip

by admin
Spread the love

Minatorët që kanë mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës Jugore për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike kanë dalë në sipërfaqe, ka njoftuar sot kryetari i Sindikatës së Minatorëve Gani Osmani, transmeton Tanjug.

“Brenda pak minutash, të gjithë minatorët dolën jashtë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha Osmani.

Ai ka shtuar se është rregulluar defekti që ka bllokuar minatorët, transmeton Koha.

Ishin 123 minatorë që mbetën të bllokuar në minierën e Trepçës Jugore për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Minatorët në fjalë kanë qenë të turnit të parë, të cilët kanë filluar punën në orën 7.00 dhe është dashur të mbarojnë turnin në orën 14.00. /tesheshi.com/

You may also like