E PABESUESHME | Ndeshja e Bundesligas mbyllet në minutën e 71’të – kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Sikur të mos mjaftonte ajo që ndodhi mbrëmë në Everton – Newcastle ne Premier League, ku një tifoz u fut në fushë dhe u lidh te shtylla e portës, sonte sërish një ndalese, por këtë herë në Bundesliga, kur po zhvillohej Bochum – Borussia Monchengladbach.

Në minutën e 71-të ndodhi diçka e tillë, për shkak se një tifoz i skuadrës vendase goditi me një gotë me ujë arbitrin anësor. Menjëherë ndeshja u ndërpre dhe sigurisht që klubi organizator, Bochum, do të marrë dënimin e merituar nga organet disiplinore. Në fakt, ndeshja nuk do te vazhdojë më dhe u mbyll…

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i klubit Bochum: “Vonesa në lojë. Një idiot ka hedhur diçka drejt fushës dhe ka goditur gjyqtarin. Loja është ndalur. Sjellje tepër idiote dhe e papërgjegjshme, nuk ka vend në stadium per njerëz si ai! Idiot idiot idiot. Shpresojmë që arbitri i linjës të jetë mirë”.

You may also like