E pabesueshme, Napoli mund të humbase trajnerin Spalletti për tekat e presidentit De Lauretiis

by admin
Spread the love

Fitoi titullin me rekord pikësh dhe pas më shumë se 3 dekadave i riktheu buzëqeshjen qytetit por as këto arritje nuk mjaftojnë që Luciano Spalletti ta ketë vendin të sigurt në stolin e skuadrës së kaltër.

Nuk është vendosur ende nëse kontrata do të zgjatet sepse në mes qëndrojnë shumë çështje dhe presidenca këkon të mos nxitohet por sot nuk ka asgjë të shkruar për bashkëpunimin e palëve edhe në të ardhmen.
Sigurisht që trajneri do të vendosë disa kushte thelbësore për të hedhur të zezën mbi të bardhë dhe një prej tyre është çështja e shitjeve pasi ai nuk kërkon të humbasë një pjesë të rëndësishme të grupit aktual edhe pse ofertat mund të jenë të parezistueshme.

Klubi kërkon kohë për të përgatitur një strategji por të tillë ndishta nuk ka sepse në korrik skuadra do të rikthehet për fazën përgatitore në të cilën mesa duket Spalletti do të mungojë.

You may also like