E mbani mend Zhaden? Tani mund ta gjeni si “influencer” në Instagram

by admin
Spread the love

Aktorja Giovanna Antonelli u bë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të “Zhades” në telenovelën “Kloni”. Që nga ajo periudhë aktorja ka pasur një jetë të mbushur me dinamika. Momentalisht ajo ka 3 fëmijë dhe është divorcuar dy herë. Sot është e lidhur me Leonardo Nogueira, baba i binjakeve të saj, ndërsa djali ka ardhur në jetë nga lidhja ne aktorin e serialit “Kloni”, Murilo Benicio.

Po çfarë ndodh me karrierën e saj? Aktualisht ka plot 16.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe është zotëruese e një argjendarie, një qendre për trajtimin me lazer, ka linjën e saj të parfumeve dhe linjën e këpucëve, ndërkohë që është imazh si influencer i disa markave të njohura. Herë pas here përfshihet edhe në aktrim.

Mesa kuptohet nga postimet e saj të shpeshta në Instagram, gjithë fokusi i aktores tashmë është të japë këshilla dhe të jetë në kontakt me publikun duke folur vazhdimisht me mesazhet që jep.

Nga fotot dhe videot profesionale, tek realizimi i fushatave të reklmamimit duke përdorur trendet më të ndjekura të momentit online, “Zhadja”, tashmë e ka kthyer në profesion të qenurit influencer. Dhe kush më mirë se një fytyrë aq e njohur për publikun do të bindte të blesh një produkt apo shërbim?/revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like