E kryer: Ramadani pason Maganin, do debutojë kundër Skënderbeut

by admin
Spread the love

Zekerija Ramadani do të jetë trajneri i ri i Egnatias, pas shkarkimit të Gugash Maganit. Drejtuesit e klubit rrogozhinas e ndanë mendjen dhe palët kanë gjetur marrëveshjen.

Ramadani, gjatë ndeshjes së djeshme që u drejtua nga Përparim Daiu, ishte në stadium krah Ertan Demirit dhe nesër pritet të drejtojë seancën e parë stërvitore.

Trajneri i ri do të debutojë në stolin e Egnatias të mërkurën, në duelin kundër Skënderbeut në Korçë.

Kjo është eksperienca e dytë e Ramadani në Abissnet Superiore, pasi më parë ka drejtuar Flamurtarin.

Në Kosovë ai ka fituar tre tituj kampion, të fundit me Prishtinën dhe më parë në krye të Trepça ’89 e Feronikeli. / oversport.tv

You may also like