E konfirmon trajneri Rangnick, Paul Pogba mbyll para kohe sezonin

by admin
Spread the love

Paul Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me Manchester United. Mesfushori francez, të cilit i skadon kontrata me “djajtë e kuq” në fund të sezonit, u dëmtua të martën në humbjen 4-0 kundër Liverpool dhe do të duhen të paktën 4 javë që të rikuperohet nga ky dëmtim.

Ka qenë vetë trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick që ka konfirmuar dëmtimin e francezit. “Nuk besoj se do të jetë në gjendje të luajë serish në këtë sezon”, ka thënë Rangnick.

Pogba u rikthye te United në vitin 2016 për herë të dytë, pasi ishte rritur në akademinë e klubit anglez, para se të transferohej tek Juventusi në vitin 2012. Bardhezinjtë dhe shumë klube të tjera të kontinentit synojnë të bëjnë të vetin francezin në fund të këtij sezoni. / Oversport.tv

You may also like