E konfirmon Thomas Tuchel, Antonio Rudiger e ka mbyllur me Chelsea  

by admin
Spread the love

Antonio Rudiger e ka ndarë mendjen dhe rinovimi me Chelsea nuk është më opsion, çka e ka konfirmuar edhe trajneri Thomas Tuchel.

“Toni Rudiger do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Ai ma ka komunikuar mua zgjedhjen e tij. Ne nuk mund të konkurrojmë me të tjerët për shkak të sanksioneve të vendosura”, është shprehur gjermani.

Mbrojtësi është në bisedime për t’u transferuar në LaLiga te Real Madrid, por spanjollët nuk janë të vetëm në garë. Edhe Manchester United e Juventus e kanë në shënjestër. Gjithsesi madrilenët janë një hap përpara. / oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like