“E këpusim si plep i kalbur”, Sali Berisha me tone të forta drejt kryeministrit: Opozita do e këpusë në mes Ramën

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet, teksa është pyetur nëse po krijon padashur perceptimin se kryeministri Edi Rama është “i pathyeshëm”.

“Rama këputet në mes”, u shpreh Berisha duke e përsëritur disa herë. Gjatë intervistës në Euroneës, Berisha tha se arroganca e Ramës po e çon atë drejt përballjes me opozitën, e cila “do e këpusë në mes si plep i kalbur”.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Beteja ka filluar, do vazhdojë.

Erla Mehilli: E akuzuat Ramën për të gjithë këto bëma…Mos krijoni perceptimin që Rama është i pathyeshëm…

Berisha: Rama kputet në mes! Po të them unë ty, Rama këputet në mes. Po shkel çdo parim. Rama këputet në mes si plep i kalbur. Opozita do e këpusë. Ka një kufi në çdo gjë. Do të përballemi, përballemi, s’jemi ne që e ftojmë.

You may also like