E kam prerë në besë Noizy-n kur kemi qenë në Itali

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar Stresi ka vendosur të jetë pjesë e një aventure të re së fundmi. Që prej 5 dhjetorit, ai është një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP. Pa dyshim që reperi është kthyer tashmë në një nga personazhet kryesore të këtij reality show, teksa deklaratat e tij të shumta e kanë vendosur në qendër të lajmeve rozë.

Së fundmi, Stresi i është kthyer dhe ka sjellë në vëmendje historinë e tij të bujshme të sherrit me reperin tjetër të njohur shqiptar, Noizyn. Ai ka deklaruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova se e ka prerë në besë Rigels Rajkun kur kanë qenë në Itali, ndërsa tregoi se kanë pasur shumë plane për muzikë bashkë.

“Unë e kam prerë në besë Noizyn. Kemi qenë në Itali, e kam prerë në besë. Kemi pasur plane për muzikën me Noizyn. Ka luftuar për mua për kontrata. Këto vite karrierë po dua me u shpërbly bashkë. I kam lënë të gjitha të merret me këtë. Nuk ka asgjë më të vlefshme se dashuria”- ka treguar Stresi.

Më herët reperi ka treguar edhe arsyen e sherrit mes tij dhe Noizyt, ndërsa theksoi se kur ata janë pajtuar, janë gëzuar shumë njerëz. “Me e taku afër Zinin ke me e ndryshu 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iki unë mbeta në të.

Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt” – ka treguar Stresi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

You may also like