E kam menduar mirë, do i jap një…

by admin
Spread the love

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, tenori i njohur shqiptar Armaldo Kllogjeri ka treguar në një intervistë për emisionin ‘Vila 24’ në News 24 se çfarë dhurate do i bëjë Kiarës dhe Luizit në dasmën e tyre që pritet të organizohet shumë shpejt.

Ai tha se do t’i japë një zarf me lekë, pasi nuk i di shijet e Luizit dhe të Kiarës, ndërsa me lekët ata mund të bëjnë ç’të duan. I pyetur se sa lekë ka ndërmend të hedhë, Armaldo tha se ka do “të shtrijë këmbët sa të ketë jorganin”.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar.

Do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan. Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin”– u përgjigj ai.

You may also like