E kam humbur dashurinë e jetës sime sepse nuk ndryshoj dot

by admin
Spread the love

Aktori Albano Bogdo ka folur së fundmi rreth marrëdhënieve të tij me vajzat, teksa ka treguar se e ka humbur femrën të cilën ai e konsideronte si dashuria e jetës së tij. I ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, aktori rrëfen se nuk do të ketë një rikthim me vajzën që ai do, për shkak se të problemeve që ai i njeh vetes së tij dhe nuk mund të ndryshojë dot.

Dashuria e jetës time nuk është e martuar. Është beqare, e kam gjetur dhe e kam humbur dhe nuk kam për ta marrë më mbrapsht se i kam dhënë fjalën. Ishalla martohet, i uroj më të mirën me shpirt” – u shpreh Albano Bogdo, teksa i pyetur nga moderatorja se çfarë e shtyn një djalë mos të kthehet me dashurinë e jetës së tij, aktori tregoi se janë arsye shumë madhore që kanë të bëjnë me të si person.

“Nuk është ego. Mendoj se nuk jam mjaftueshëm i mirë për atë që është dashuria e jetës time. Është shumë e rrallë ta dëgjosh këtë nga një djalë sepse nuk kanë *lajthi* të gjithë që ta pranojnë dhe ta duan aq shumë një njeri sa t’ia thonë në sy. Që ti meriton shumë më shumë se unë. Jo për justifikim, se e kam thënë 5000 herë për të hequr qafe goca që nuk doja të rrija, por t’ia thuash vërtetë një njeriu që ik sepse do të të ndryshojë jeta për mirë.

Unë jam i pandryshueshëm. E di si jam. Nuk e bën dot ullirin rrap. Është e pamundur, nuk mund të ndryshosh në këtë moshë që jam. Sepse nuk është se isha i alkoolizuar dhe ishte çështje a do lë alkoolin apo jo. Sigurisht që do e bëja. Janë gjëra shumë më të thella që kanë të bëjnë me mënyrën se si unë jam si njeri” – tregon Albano Bogdo në emisionin “Glamour Zone” në RTV ORA me Ester Bylykun. 

You may also like