E kam gati që tani vendin ku do të varrosem, s’kam aspak frikë

by admin
Spread the love

Piktorja e njohur shqiptare, Zake Prelvukaj, së fundmi në një intervistë ka vërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Ajo shpalosi momente nga fëmijëria e saj, foli për punën dhe për raportet që ka me shumë personalitete publike për “Kendiv” në T7.

Mes tjerash, artistja befasoi edhe me një deklaratë teksa po fliste për disa persona të dashur që i ka humbur. Ajo tha se nuk ka frikë nga vdekja, prandaj edhe që tani e ka blerë tokën ku do të varroset.

“A e di që unë nuk kam frikë, unë e kam ble edhe tokën ku kam për tu varrosur. Nuk kam frikë sepse atje kam të gjithë njerëzit e dashur që kanë vdekur.

Jeta është këhstu dhe nuk kam frikë, e shoh numrin tim, vendin tim dhe me dëshirë të madhe e kam ble. Se ne jetojmë për të shkuar me atë botë. Unë shkel në tokën ku kam për të qënë unë dhe nuk kam frikë aspak se të gjithë kemi lindur për të shkuar atje” u shpreh Prelvukaj.

You may also like