E ka të fituar, por me mua përballë do ia kisha marrë…

by admin
Spread the love

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka takuar ditën e sotme kandidatin e Partinë Socilaiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Luizi përmes një fotoje të publikuar në InstaStory ku shfaqet krah Becit.

Në InstaStory-n e radhës, Luizi ka publikuar një video ku shfaqet në makinë teksa thotë: “Për pak shihemi në Shkodër, e dini vetë ju”.

Edhe vetë Beci ka postuar një foto nga takimi, duke shkruajtur:

“Mirëmbrëma nga Shkodra”.

Ejlli tashmë ka dalë zyrtarisht në fushatë në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Ai ka qenë në krah të Benet Beci në një takim që ky i fundit ka mbajtur me një grup të rinjsh, teksa ka mbajtur dhe fjalimin e tij.

“Është njeri i mirë, më besoni, do t’iu ndihmojë të gjithë”, dëgjohet teksa thotë Luizi në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa më tej shton në formë humori:

“Me sa kamë marrë vesh, Beneti e ka të fituar, por po të kisha qenë unë ia kisha marrë”.

Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, Luizi e ka përmendur disa herë Benet Becin dhe ka deklaruar se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga ai, vetëm e vetëm pse ishte shkodran.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. 

Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – ka deklaruar Luizi.

360grade.al

You may also like