E habitshme, Anxhela Peristeri bën takim me një nga djemtë e Për’puthen – Shqip

by admin
Spread the love

23:38 | 12 Shkurt 2022

Për’puthen Prime edhe sonte ka qenë i mbushur me surpriza.

Pas deklarimit të Mikelës për Erionin radha erdhi për një tjetër surprizë por krejt ndryshe nga kjo, shkruan lajmi.net.

Sonte në Prime ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri e cila këndoi këngën e saj të re “n’Tiranë”.

Mirëpo, moderatorja Bora Zemani, nuk mund ta linte dot këngëtaren të shkonte pa bërë një takim me njërin nga djemtë e programit dhe zgjedhja e Anxhelës i befasoi të gjithë.

Edhe pse në fillim, këngëtarja e kishte të vështirë të pranonte, pasi nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë gjë, ajo në fund pranoi duke zgjedhur në një takim 4 minutash, Brunon.

“Do dal me Brunon, pasi më pëlqen me vajzat dhe më është dukur djal inteligjent”, u shpreh Anxhela.

Takimi mes tyre ishte shumë interesant, Brunos që i pëlqente arti, kurse nga Anxhela Peristeri që është ende e dashurura dhe që shkon më mirë me shenjën e Dashit./Shqip/

You may also like