“E gjitha është një lojë”, blogeri shqiptar Olti Curri demaskon Donaldin dhe Beatrixën – Shqip

by admin
Spread the love

22:51 | 29 Nentor 2021

Afirmiteti i Beatrixës me Donaldin ka çuar peshë një masë të gjerë, e në veçanti shikuesit e Big Brother Vip.

Që nga dje faqja zyrtare e BBV ka postuar video ku Donaldi dhe Beatrix shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Kjo ka ndikuar që edhe fansat e tij ti kthehen kundër duke e cilësuar si një tradhëti ndaj Borës e cila është deklaruar se po e pret jashtë dhe ti qartësojnë gjërat.

Por Donaldi dhe Beatrix pas daljes së Semit janë ngjitur thuajse krejt me njëri-tjetrin. Kjo ka bërë që edhe banorët brenda shtëpisë ti pyesin se çka ndiejnë për njëri-tjetrin.

Se sa janë të vërteta këto ndjenja, blogeri i njohur Olti Curri ka vendosë të flasë publikisht.

Ai e ka quajtur thjesht një lojë dhe strategji që po bën dyshja për të marrë vëmendje.

“Pse bëheni të trashë? Po lojë more lojë. Trazuan gjithe internetin”, ka shkruar Olti.

Por a është lojë ose jo mbetet për ta kuptuar nesër në spektaklin e së martes pas deklarimit nga dyshja e përfolur./Shqip/

You may also like