E FUNDIT/ Pas sherrit me trajnerin, Ziyech jep dorheqje nga Maroku

by admin
Spread the love

Futbollisti i Chelseat, Ziyech ka dhënë dorëheqje nga ekipi kombëtar i Marokut, përcjell Insporti.

Në prag të Botërorit të Klubeve, Ziyech ka folur për mediat dhe ka lënë përshtypjen se nuk është thirrur për Kupën e Afrikës.

”Nuk do të kthehem në kombëtare. Është vendimi im përfundimtar. E kam të qartë. Tani fokusohem te klubi im. E kuptoj opinionin e tifozëve, më vjen keq për ta ”.

Halilhodzic nuk e ka telefonuar për shkak të një konfrontimi të fortë që po vazhdon prej disa vitesh.

Kush e di nëse ndryshimi i trajnerit mund ta kthejë këtë situatë kritike. Për momentin, mes tyre ekziston një papajtueshmëri patente.

You may also like