E fundit e Superiores të enjten: Miqësore dhe finale për vendin e katërt, plani

by admin
Spread the love

E enjtja mbyll Superioren, ndërkohë që ka mbetur të përcaktohet edhe skuadra që do të renditet në vendin e katërt. Sytë do të jenë më së shumti te Tirana-Kukësi dhe Laçi-Partizani.

Të gjitha duelet luhen prej orës 17:00. Në “Selman Stërmasi” janë përgatitur për festën e titullit kampion, ndërsa nga ana tjetër verilindorët duan të vijojnë të shpresojnë te Europa.

Gjithsesi fitorja e tyre nuk mund të mjaftojë, pasi triumfi i Laçit me Partizanin, shoqëruar me triumfin e Vllaznisë kundër Kastriotit, u jep shkodranëve vendin e katërt matematikisht.

Teuta do të kërkojë ta mbyllë me fitore kampionatin në Korçë. Shanset për vendin e katërt janë thuajse zero. Takimi tjetër i kësaj jave është ai mes Dinamos dhe Egnatias, dy skuadra pa objektiva. / oversport.tv

 

 

You may also like