E drejta televizive, sa fituan skuadrat italiane në Champions këtë sezon?

by admin
Spread the love

Portali “Calcio&Finanza” ka llogaritur se sa para do të përfitojnë katër skuadra e Serie A që morën pjesë në këtë sezon të Champions League nga të drejtat televizive.

Vlera totale e destinuar për klubet italiane ishte 40 milionë euro dhe gjysma e tyre do të ndahej bazuar në renditjen e kampionatit gjatë sezonit 2020/2021.

Kampionët e Interit përfitojnë 8 milionë, Milani i vendit të 2-të 6 milion, 4 Atalanta dhe 2 Juventusi. Pjesa tjetër, sërish 20 milionë, ndahet bazuar në numrin e ndeshjeve të luajtura nga çdo skuadër si dhe totali i ndeshjeve të skuadrave italiane.

Milani dhe Atalanta u eliminuan në fazën e grupeve, ndërsa Inter dhe Juventus në fazën e 1/8- ve të finales. Sipas llogarive të bëra zikaltërit dhe bardhezinjtë fitojnë nga 5.7 milionë, ndërsa Milani dhe Atalanta nga 4.3 milionë.

Në total Interi mbyll aventurën në Champions me 13.7 milionë të ardhura nga e drejta televizive, Milani me 10.3, Atalanta me 8.3 milionë dhe Juventusi me 7.7 milionë. / Oversport.tv

You may also like