E diel magjike sot në Oversport/ Nga Kategoria e Parë te derbi i Romës dhe ai i Italisë

by admin
Spread the love

Mund të quhet ndryshe e diela e superndeshjeve kjo e sotmja në Oversport dhe Tibo pasi emra të mëdhenj të futbollit italian do të vihen përballë njëri-tjetrit. Do të kemi sot dy derbi në Serie A, por gjithashtu do të keni mundësi të ndiqni edhe sfida të Kategorisë së Parë dhe kampionatit skocez të futbollit.

Kështu ndeshjet startojnë në 12:30 me sfidën e Serie A, Bologna-Torino. Ndërkohë që në orën 13:00, nga Serie A do të keni mundësi të kaloni në Kategorinë e Parë në sfidën Dinamo-Turbina, një duel ku kryeqytetasit luftojnë për vendin e parë.

Po në orën 13:00, St Johnson do të përballen me Rangers në kampionatin skocez. Në orën 15:00 do të luhen dy duelet Monza-Verona dhe Sampdoria-Fiorentina, ndërsa mbrëmja rezervon dy supersfidat derbi të Serie A.

Fillimisht në orën 18:00 do të luhet Derbi i Romës, ky të besuar e Mourinhos matin forcat përballë rivalëve të përjetshëm të Lazios. Ndërkohë që më pas, derbi i Romës i lë vend derbit të Italisë, ku Juventusi dhe Interi do të përplasin brirët.

Të dyja ekipet kërkojnë me ngulm fitoren dhe nuk dëshirojnë të bëjnë hapa falsë për mos humbur kontaktet me kreun. Megjithatë sfida premton spektakël dhe një lojë shumë të luftuar. /oversport.tv

You may also like