E bujshme nga Spanja: Vedat Muriqi në radarët e Realit të Madridit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja: Reali i Madridit ka shënjestruar Vedat Muriqin si pasardhësin e Karim Benzema. Sipas “El Gol Digital” madrilenët janë interesuar seriozisht për sulmuesin kosovar, që u shit nga Lazio te Mallorca këtë verë.

Ishullorët, falë paraqitjeve shumë të mira të “piratit” në këtë fillim sezonit (8 gola në 12 ndeshje) kanë kërkesa të larta dhe pretendojnë 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Ka edhe një klauzolë që sheh Lazion protagoniste, sepse Lotito do të përfitojë 45% të shumës në rast të një rishitje të sulmuesit. Në orët e fundit në Angli flitet edhe për një interesim të Wolverhampton për Muriqin, madje “ujqërit” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 38 milionë eurosh për prishjen e kontratës.  / Oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like