E bujshme nga Spanja, Neymar mund të rikthehet te Barcelona

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Spanjë ka fituar terren një thashethem i bujshëm merkatoje. Bëhet fjalë për rikthimin e mundshëm të Neymar me fanellën e Barcelonës.

Klubi francez është i gatshëm ta shesë Neymar pasi nuk bënë më pjesë në planet e klubit. Kështu, agjenti i tij, Pini Zahavi është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër ekip.

Për këtë arsye, Zahavi ia ka ofruar kartonin e Neymar katalanasve. Shuma që ai i ka komunikuar se mjafton për këtë transferim është 50 milionë euro, por megjithatë problemet ekonomike të Barcelonës mund të pengojnë këtë marrëveshje. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

 

You may also like