E bujshme nga Italia/ Prokuroria gjen dokumentin e fshehur, ja çfarë rrezikon Juventusi

by admin
Spread the love

Juventusi rrezikon të penalizohet me ulje pikësh në kampionatin italian, si dhe gjobitet me një shumë të majme. E gjitha kjo vjen për shkak të letre në lidhje me Cristiano Ronaldon, për të cilën prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit dhe ajo e Torinos, kanë kërkuar prej muajsh.

Mesa duket, sipas asaj që raportohet nga “La Gazetta dello Sport” hetuesit kanë arritur ta sigurojnë këtë provë me vlerë dhe për arsye Juventusi tashmë ndodhet në pozita shumë të vështira. Ajo që raportohet nga prestigjiozja italiane ka të bëjë me një dënim jo aq të rëndë sa në rastin Calciopoli, por që gjithsesi do të rëndojë jo pak ujrat në kampin bardhezi.

Juventusi do të ndëshkohet si në aspektin penal ashtu edhe në atë sportiv edhe pse ende nuk ka dalë një vendim konkret mbi këtë çështje. Sa i përket letrës që ka lidhje me marrëveshjen e Ronaldos, bëhet fjalë për një shifër prej 19.9 milionë eurosh që drejtuesit e Juventusit e kanë fshehur në mënyrë që mos t’i rëndojë në bilancet zyrtare të klubit.

Rregullorja e Lega Serie A flet qartë se në rast se një kontratë nuk depozitohet dhe fshihet nga Liga italiane, atëherë klubi që e ka bërë penalizohet në renditjen e përgjithshme dhe të gjobitet. Këtë gjë mund ta pësojë Juventusi pas hetimeve të kryera.

Megjithatë, hetimet ende nuk kanë përfunduar edhe pse mediat italiane flasin për një vendosje të “Zonjës së Vjetër” me shpatulla pas murit. Gjithçka pritet të zbardhet në ditët e ardhshme, por në rast se gjithçka vërtetohet, atëherë në Torino situata mund të përkeqësohet edhe më shumë. Kujtojmë se bardhezinjtë kanë bërë një start jo të mirë të sezonit dhe një penalitet tjetër mund t’i bëjë ata të dështojnë në të gjithë objektivat sezonalë të vendosur, madje edhe ato ekonomike. /oversport.tv

You may also like