E ardhmja në pikëpyetje, Broja në një listë me ish-sulmuesin e Milanit dhe Martial

by admin
Spread the love

Ndërsa merkato verore është futur në fazën e saj më të nxehtë në Premier League,  shumë lojtarë janë rikthyer në ekipet e tyre pas periudhës së huazimit dhe pasiguria për të ardhmen është një çështje që ka marrë vëmendjen e mediave.

“Mirror Futboll” ka bërë analizën e disa prej lojtarëve që janë rikthyer përsëri në klubet e tyre dhe në këtë listë gjendet edhe lojtari i kombëtares Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u rikthye te ekipi i Chelsea pas një eksperience tepër pozitive te Southampton. Ai bërë paraqitje mbresëlënëse për ekipin duke arritur të shënonte gjashtë gola në Premier League.

Pavarësisht insistimit të drejtuesve për ta blerë përfundimisht 20-vjeçarin, “Blutë e Londrës” nuk pranuan asnjë ofertë për të.

Në media raportohet se Broja mund të zëvendësojë Romelo Lukakun i cili është rikthyer në Itali te ekipi i Interit, por një garë e ashpër po zhvillohet për shqiptarin, ku ekipe si në Angli dhe në Serie A kanë shfaqur interes për ta transferuar atë.

Sipas Shqip lista vazhdon me Adama Traore i rikthyer te Wolves pasi një eksperience jo të mirë në Barcelonë. 26-vjeçari u transferua në gjysmën e dytë të sezonit të blaugranët, por pa arritur të lë shenjë në ekipin e trajneri Xavi Hernandez.

Emra të tjerë si ai i Patrick Cutrone, Ndombele, Emerson Palmieri, Anthony Martial plotësojnë listën e lojtarëve ku mbetet të shihet me interes e ardhmja e tyre.


Top Channel

You may also like