E ardhmja e Jesus? Guardiola: Nuk e di ç’do të ndodhë dhe nuk më intereson

by admin
Spread the love

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por sot më ka bërë njeriun më të lumtur në botë”. Këto kanë qenë fjalët e Pep Guardiola për sa i përket të ardhmes së Gabriel Jesus. Komenti i Guardiolës erdhi pikërisht pasi sulmuesi brazilian realizoi katër gola dhe një asist në fitoren e sotme 5-1 kundër Watford.

“Gabriel është një nga lojtarët tanë – vazhdoi menaxheri spanjoll -. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ai është një lojtar i Manchester City. Kur ai zhvillon ndeshje si kjo e sotmja, unë jam njeriu më i lumtur në botë.

Çdo lojtar është i lumtur kur luan 90 minuta, por në fund të sezonit nuk e di nëse do të rinovojë, do të qëndrojë ose do të largohet. Nuk e di dhe nuk më intereson.

Mungon edhe një muaj nga fundi i kampionatit, jam plotësisht i fokusuar vetëm që t’i bëj lojtarët e mi të performojnë sa më mirë për të fituar. Më pas askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

Për sa i përket të ardhmes së Jesus, mediat angleze tregojnë se tashmë sulmuesi brazilian ka arritur një marrëveshje me Arsenal dhe do të veshë fanellën e tyre sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like