E ardhmja e De Vrij, agjenti i lojtarit trondit Interin

by admin
Spread the love

E ardhmja e Stefan De Vrij tek Interi nuk është aspak e sigurt. Mbrojtësit holandez i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet me parametër zero për një aventurë të re.

Dyshimet për largimin e tij nga Interi shtohen edhe nga vetë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello. Ky i fundit pohoi se në derën e lojtarit kanë trokitur shumë oferta të cilat do të vlerësohen për të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e lojtarit.

“De Vrij mund të luajë në të gjitha klubet e mëdha europiane. Ka eksperiencë të madhe dhe qasje taktike të një niveli të lartë. Është një djalë shumë inteligjent dhe kjo gjë shihet qartësisht edhe në fushë. Në fundin e vitit do të ketë shumë klube që do të kërkojnë për një mbrojtës qendre, mundësitë nuk mungojnë, por vlerësimet e tij nuk do të jenë vetëm në aspektin kontraktual, por do të jenë shumë elementë”, u shpreh Pastorello. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook

You may also like