E ardhmja e Azpilicueta? Një klauzolë ndryshon rrjedhën e ngjarjeve

by admin
Spread the love

Cesar Azpilicueta konsiderohej si një largim i mundshëm me parametër zero nga Chelsea për sezonin e ardhshëm. Sipas shumë mediave, mborjtësi spanjoll pritet të largohej në drejtim të Barcelonës, pasi nuk do të rinovonte kontratën me “Blutë e Londrës”.

Megjithatë, një klauzolë në kontratën e tij ka ndryshuar gjithë ngjarjen. Tashmë ai pritet të veshë sërish fanellën e Chelsea edhe për sezonin e ardhshëm. Një klauzolë në kontratën e tij, parashikonte një rinovim automatik në rast se mbrojtësi do të arrinte një numër të caktuar ndeshjesh.

Diçka e tillë tashmë ka ndodhur dhe kontrata e tij është rinovuar automatikisht. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Thomas Tuchel.

“E dija se do të ndodhte dhe është një lajm i mirë për ne. Ai është kapiteni ynë, titullar dhe e di se sa shumë mbështetem tek ai dhe sa i rëndësishëm është ai në këtë grup dhe në këtë klub, ka shumë probabilitet që ai të vazhdojë me Chelsean”, shpjegoi Tuchel gjatë një konference për shtyp. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like